Për rreth 1 e 20 minuta Saimir Tahiri është pyetur në SPAK për protestën e 21 Janarit, ku humbën jetën 4 persona. Pas dëshmisë, ish- ministri i Brendshëm deklaroi për mediat se kjo ngjarje duhet zbardhur.
Saimir Tahiri, ish- ministër i Brendshëm: U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 Janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet
Pas emërimit në postin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri akuzoi në prokurorinë e krimeve të rënda paraardhësin e tij, Lulzim Bashën për shpërdorim detyre në 21 Janar.
Gjatë kësaj jave në SPAK u pyetën deputeti Xhemal Qefalia, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zëvendësi i tij Agron Kuliçaj.
Tahiri u pyet nga gazetarët pas dëshmisë së kësaj të premteje edhe për procesin e tij në Gjykatën e Lartë.
Saimir Tahiri, ish- ministër i Brendshëm: Shpresoj në pafajësi
Klan News