Vëllezërit e Hekuran Dedës, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit, u paraqitën në SPAK për të dhënë shpjegimet e tyre. Por prokuroria vendosi të marrë në pyetje vetëm njërin prej tyre, Zabit Dedën, ndërsa Agim Deda do të dëshmojë ditën e mërkurë.
Për rreth 1 orë e 30 minuta, Zabit Deda dha informacione që posedonte. Pas daljes nga prokuroria ai u shpreh për mediat se ka besim se kjo çështje do të zbardhet ndërsa theksoi se do të dëshmojnë edhe vëllezërit e tjerë.
Në laborator po kryhet ekspertimi i audio komunikimit të efektivëve të Gardës në protestën e 21 janarit të 2011-s. SPAK pritet të marrë në pyetje edhe ish-drejtuesit e Gardës për të verifikuar zbatimin e rregullores gjatë protestës.
Klan News