Drejtori i shkollës në Zejmen të Lezhës i ka shpëtuar paq një grabitjeje. Dy hajdutë kanë tentuar që t’i vjedhin shtëpinë, por plani u dështoi me sukses.
Shkak janë bërë sirenat e një ambulance. Hajdutët kanë menduar se ishte policia dhe në këtë moment janë pikasur nga i zoti i shtëpisë dhe një nga kolegët e tij. Ky i fundit ka mundur që të kapë një prej autorëve, ndërsa uniformat blu më vonë i kanë vënë prangat.
Policia njoftoi se 23-vjeçari me iniciale A.Zh, 23 vjeç hodhi një pistoletë mes shkurreve për ta fshehur kur pa policinë. Arma ishte me krehër dhe me fishekë dhe mësohet se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Sa i përket hajdutit numër 2, ai deri më tani mbetet i paidentifikuar. Burimet tregojnë se ky person është larguar në anë të malit. Policia po vijon punën për kapjen e tij.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”./tvklan.al