Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në Balldren të Lezhës.

Burime për korrespondentin e Klan News, Martin Marku bëjnë me dije se 25-vjeçari kishte marrë një plumb në ballë e po ashtu ka patur gërvishtje në dorë.

Sipas të njëjtave burime, plumbi ishte në pozicion që nuk mund të shtinte pasagjeri.

Nga disa kamera sigurie para ngjarjes, ai është parë i vetëm e po ashtu gjetja e pistoletes në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jetë vetëvrasje.

Familjarët kanë deklaruar se i riu nuk ka pasur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. Ai punonte si kamarier në zonën e Balldrenit.

Dëshmitarët okularë kanë thënë për uniformat blu se makina e viktimës ka qenë e parkuar prej orës 14:00 të së enjtes dhe nuk ka lëvizur./tvklan.al