Hotel Dajti, nostalgji për simbolin e turizmit në diktaturë.
Një qytetar ka marrë gjobë për rrip sigurimi, pa qenë prezent. Me këtë absurd të rradhës nis emisioni “Stop” këtë të premte. Më pas, disa intervista për fatin e Hotel Dajtit. Dikur krenaria e turizmit në kohën e diktaturës, sot kjo godinë ka përfunduar e rrënuar dhe pa funksion. Qytetarët në moshë shprehin nostalgji për Hotel Dajtin, “mollën e ndaluar” të rinisë së tyre. Ndërsa shumë të rinj, as që ia kanë idenë për historinë e lavdisgme të kësaj ndërtese.
E rrallë në Iballë të Pukës, Stop kurorëzon ciftin e martuar prej 23 vjetësh.
Tonin Malgjoni, nga Iballa e Pukës, tregon në “Stop”, historinë e tij të pazakontë.Është martuar në vitin 1994 dhe ka 6 fëmijë. Gruaja, Dita, së shpejti del në pension, por në gjendjen civile nuk ekziston akti i martesës. Tonini thotë, se ka takuar zëvendësprefektin dhe ka hapur dhe gjyq për këtë cështje, por përgjigja, që ka marrë, është, se nuk ka prova për martesën e tyre…?! Pasi gazetarja e emisionit u interesua në shumë institucione, vendoi të kurorëzojë me martesë historinë e Toninit dhe Ditës…
Humb dy krahët në aksident, jeton me 80 mijë lekë të vjetra.
Petrit Disha banon në Cermë të Lushnjes tregon, se në vitin 2007 i ka ndodhur një fatkeqësi.Pasi ra në kabinën e tensionin të lartë humbi dy krahët. Petriti thotë, se prej 10 vjetësh trajtohet me kemp, me 80 mijë lekë të vjetra në muaj, por nuk i japin kujdestarinë.Bashkëshortja, Hajrie Disha, thotë, se ka lënë punën dhe i shërben bashkëshortit. “Stop” u interesua në KMCAP-in e Lushnjes dhe kreu Fatmir Muca u përgjigj, se Petriti e ka fituar edhe kujdestarinë. Por sipas tij, ligji është jo human, pasi njeh vetëm 7 ose 10 mijë lekë të vjetra për përkujdesjen.