Një student në Alabama të SHBA-ve ka marrë si dhuratë nga punëdhënësi i tij një automjet, pasi kishte ecur 32 kilometra në këmbë për të shkuar në vendin e punës në një qytet tjetër.
Uolter Ker, student universiteti në Alabama, pasi iu prish automjeti i tij, nuk u dorëzua dhe vendosi të ecë në këmbë për 32 kilometra vetëm për të shkuar në orar në vendin e tij të punës, duke qenë se ishte dhe dita e parë. Ai u nis në mesnatë për të arritur në orën 8 të mëngjesit në një qytet tjetër ku dhe është punësuar dhe gjatë rrugës u ndihmua dhe nga agjentët e policisë të cilët i ofruan ta shoqëronin deri diku si dhe i dhanë mëngjesin.
Klientja për të cilën Ker duhej të bënte transportin tregoi në profilin e saj në Facebook atë që i kishte ndodhur djalin. Pasi lexoi postimin, Luk Merklin, shefi i tij u nis me automjet nga Tenesi në Alabama për në shtëpinë e nëpunësit të tij. Të gjithë të pranishmit u emocionuan kur ai i dha çelësat e automjetit të tij djaloshit duke i thënë se automjeti do të ishte më mirë në duart e tij./abcnews.al