Një burrë do të shijojë sërish lirinë pas 37 vitesh i dënuar gabimisht. Robert Duboise është liruar nga qelitë e burgut pasi qëndronte aty prej vitit 1983 për një vrasje që në fakt nuk e kishte kryer ai.
Të parët që ishin për ta pritur jashtë burgut ishin nëna, motra dhe një nga avokatët që punuan për lirimin e tij. “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme lirimi”, tha ai për reporterët.
E kur e pyetën se çfarë është gjëja e parë që do të bënte tashmë, Duboise u përgjigj: E bëra, përqafova nënën.
Gjyqtari Christopher Nash vendosi të enjten se nuk kishte më arsye që Duboise të qëndronte në burg. Kjo pasi ishin siguruar të dhëna nëpërmjet ADN-së se ai nuk ishte vrasësi i Barbara Grams.
55-vjeçari ishte vënë në burg me akuzën e kishte përdhunuar, ndërsa më vonë e kishte vrarë gjatë kohës që po kthehej nga puna në një restorant.
Duboise ka hequr një kalvar të vërtetë me drejtësinë. Fillimisht ai u dënua me vdekje, por më vonë dënimi iu reduktua në burg përjetë. Më vonë, Duboise ka treguar se e humbi besimin që mund të dilte nga burgu dhe shpresonte vetëm tek liria me kusht./tvklan.al