Një hetim i SPAK nisur në vitin 2021, ka bindur gjykatën në lëshimin e masës “arrest në shtëpi” për avokatin Bardh Koçi, që i ka kërkuar një gruaje para me qëllim ushtrimin e ndikimit të tij në vendimarrjen e një gjyqtari. Bëhet fjalë për një shumë prej 4 mijë eurosh, 1 mijë nga të cilat avokati i ka marrë nga zonja e cila në atë kohë ishte në një proces penal për “falsifikim të dokumentave shëndetësore” në Tiranë.
Edhe për vetë gruan, GJKKO ka caktuar masën “detyrim për t’u paraqitur”. Krahas dy masave, SPAK thotë se në kuadër të këtij hetimi janë kontrolluar 4 banesa, mes të cilave njëra e një eksperti kriminalistik dhe një tjetër e një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës.
Tv Klan