Forcat Operacionale kanë arrestuar një 45-vjeçar në Tiranë i cili kërkohet nga autoritetet italiane pasi ka një dënim në shtetin fqinj.
Gjatë aksionit të koduar “Operacionalja 32”, në pranga ra Daniel K. 45 vjeç lindur në Tiranë.
Ai është i dënuar nga Gjykata e Mesinas në Itali në vitin 2024 me 4.3 vite burgim për kanosje, zhvatje dhe posedim të paligjshëm të armëve të ftohta.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e tij në Itali.
/tvklan.al