Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në mes të rrugës në Menidi.
Mediat greke shkruajnë se Enkeleida Danaj është goditur me thikë në bark. Ngjitur saj është gjetur edhe çanta me sendet personale. Ndërkohë mbetet mister autori i kësaj ngjarje, e cila ndodhi në një nga qendrat kryesore të Menidit. Dyshimet e policisë janë që autori mund të jetë burri i saj, Eduard Denaj, megjithatë ky i fundit deri më tani nuk është vënë në pranga.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima ishte nisur për në punë. Ndërkohë autoritetet po këqyrin kamerat e sigurisë në zonë në mënyrë që të kuptojnë më mirë dinamikën e kësaj ngjarjeje.
Shqiptarja kishte më shumë se një kallëzim kundër bashkëshortit të saj për dhunë që prej vitit 2013. Edhe këtë muaj ajo kishte bërë një denoncim tjetër (Lexo më shumë). Pavarësisht se policia i kishte ofruar që të transferohej në një nga strukturat për mbrojtjen e grave, ajo kishte refuzuar.
Siç shkruan Zougla, bashkëshorti Eduard Danaj do duhet të dalë në gjyq të premten për denoncimin që i kishte bërë viktima./tvklan.al