Pabesia është padyshim arsyeja numër një e ndarjes tek çiftet. Kjo sepse krijon një “çarje” të thellë te besimi, gjë që shpesh na bën të vëmë në dyshim edhe mënyrën se si i perceptojmë njerëzit.

Ka disa raste ku tradhtia është e qartë, të bësh seks me një tjetër, për shembull, do të ishte një shkelje e qartë e kufijve. Megjithatë, ka edhe një sërë veprimesh të tjera që mund të jenë po aq delikate dhe të dyshimta.

Në rrjetet sociale!

Shumica e ekspertëve pajtohen se ndërveprimet tona në internet mund të kenë një shumëllojshmëri interpretimesh. Është e rëndësishme të komunikoni hapur me partnerin tuaj.

Mesazhe me ish-at

Disa njerëz nuk bezdisen kur partneri aktual flet me ish-in e tyre edhe në rrjetet sociale. Nëse ky është rasti në marrëdhënien tuaj, nuk ka asgjë të keqe të jeni në kontakt me dikë me të cilin jeni njohur më parë, për sa kohë ka dakordësi. Sidoqoftë, nëse e gjeni veten duke biseduar me ish-in dhe kjo gjë nuk ju bën të ndiheni rehat, mbase konsiderohet tradhti.

Flirtim online

Për disa njerëz, flirtimi i rastësishëm mund të duket i pafajshëm. Megjithatë, nëse komunikimi juaj në internet po bëhet më “dinak”, atëherë mund t’ju duhet të rimendoni të ardhmen e marrëdhënies suaj. Nëse jeni duke flirtuar me dikë tjetër, qoftë edhe në rrjetet sociale, atëherë nuk jeni të kënaqur me partnerin.Angazhimi në biseda me dikë tjetër përveç partnerit tuaj mund të konsiderohet pabesi emocionale.

Përdorimi ose krijimi i llogarive në aplikacionet e takimeve

Shkarkimi i një aplikacioni takimesh sinjalizon pabesinë. Sepse ato kanë një qëllim, njohjen e njerëzve të rinj.

Zbulimi i sekreteve të marrëdhënieve me palët e treta

Të gjithë kanë nevojë për një rrugëdalje për të përpunuar gjërat që ndodhin në marrëdhënien e tyre. Një mik i besuar, anëtar i familjes ose psikolog do të ishte një zgjedhje e sigurt. Megjithatë, ndarja e detajeve intime rreth marrëdhënies suaj, mund të prishë lidhjen emocionale mes jush. Në fakt, kjo mund të krijojë një tradhti të dyfishtë: Përveç ndarjes së informacionit personal për partnerin tuaj, ju po ndërtoni edhe një marrëdhënie intime të jashtme. “

Llogaritë “fake”

Nëse ke një llogari që partneri jot nuk e di, edhe kjo përbën tradhti emocionale. Të përdorësh profile alternative për të bashkëvepruar me të tjerët ose për të ndjekur llogari të caktuara, tregon mungesë transparence dhe ndershmërie në marrëdhënie./tvklan.al