Ekspozimi i tepërt para ekranit, qoftë përmes televizorit ose duke parë vazhdimisht telefonin si dhe pirja e ujit mund të kenë ndikim negativ në gjumin tonë. Për këto arsye, ekspertja Lindsay Browning na tregon disa nga “sekretet” se si mund të kemi gjumë më të efektshëm.

Prirja e ujit – Ndërpriteni 1 ose dy orë përpara se ti drejtoheni shtratit

Qëndrimi i hidratuar është thelbësor, por sipas ekspertëve, këshillohet që konsumimi i lëngjeve të bëhet gjatë ditës, pasi pirja e tepër e ujit pak para gjumit mund të çojë në nevojën për tu zgjuar gjatë natës për t’iu drejtuar tualetit.

Përdorimi i telefonit – Shkëputeni të paktën 1 orë përpara se të flini gjumë

Për çudi, në një studim të bërë publik në kohët e fundit nga Sleep Medicine Review, nuk e paraqet problematike aspektin e përdorimit të telefonit para gjumit, por e gjitha qëndron tek drita blu që lëshon ekrani gjatë mbrëmjeve të vona, duke lodhur sytë.

“Truri ynë ka nevojë të qetësohet për të patur një gjumë sa më të mirë dhe nëse ne kalojmë kohë duke përdorur telefonin, një orë përpara se të drejtohemi për të flejtur gjumë, kjo do të shkaktonte shumë adrenalinë dhe kortizol që pompojnë në trupat tanë dhe kjo na mban zgjuar duke vonuar edhe më shumë fjetjen”, shpjegon Browning.

Kryerja e marrëdhënieve intime – Mos i shkëpusni kurrë

Nuk ka asgjë për t’u habitur, pasi doktoresha Deborah Lee sugjeron që kryerja e marrëdhënieve mes një çifti mund të ndikojë në një gjumë më të mirë gjatë natës.

“Nivelet e kortizolit të hormonit të stresit janë gjithashtu të reduktuara. Kjo favorizon një gjumë më të mirë”, shpjegon Lee.

Ngrënia e ushqimeve – Ndërpritini të paktën tre orë para fjetjes

Mbingarkesa në stomak mund të reflektojë vështirësi në një fjetje më të mirë. Browning shprehet se ushqimi dhe gjumi kanë një marrëdhënie shumë komplekse.

“Ngrënia e një vakti të madh, menjëherë para gjumit mund të shkaktojë dispepsi që prish gjumin. Këshillohet që vaktin e mbrëmjes ta konsumoni të paktën tre orë para se të flini gjumë”, thotë Browning.

Përdorimi i kafeinës

Mos konsumoni kafeinë – Ndërpriteni në orën 2 të mesditës.

Krahas të tjerave, kafeina përbën një tjetër “barrë” për një gjumë sa më të qetë. Kështu e shpjegon ‘Research in the Journal of Clinical Sleep Medicine’, ku rekomandohet ndalimi i konsumimit të kafeinës, 6 orë përpara se ti drejtoheni shtratit për të fjetur.

Dëgjimi i muzikës – Ndërpriteni pak para se të pushoni

Nëse mendoni se dëgjimi i muzikës do t’iu mbajë zgjuar, thjesht keni gabuar. Kjo sepse hulumtimet tregojnë se të dëgjosh muzikë thjesht ju ndihmon të kaloni kohën.

Përdorimi i alkoolit – Mos e konsumoni tre orë para se ti drejtoheni shtratit

Pijet alkoolike mund të lehtësojnë procesin për të rënë në gjumë më shpejt, por studimet provojnë të kundërtën. Ato thonë se nuk ka rëndësi se sa pije konsumon, gjithsesi gjumi do të vonojë.

Distancohuni nga rrjetet sociale – Ndërpritini bisedat me telefon

“Është shumë e thjeshtë, mjafton të shkëputesh prej tyre së paku 1-2 orë që të fitosh një gjumë sa më të qetë”, këmbëngul doktor Fox. Kështu sipas tij, truri fiton gjendje të relaksuar dhe paqësore.

Aktiviteti fizik – Mos ushtroni një orë para gjumit

Aktivitetet fizike marrin shumë energji dhe nëse kjo ndodh një orë para se të flini gjumë, do të përballeni me probleme sepse kështu do të merrni më shumë kohë për tu qetësuar dhe cilësia e gjumit reduktohet.

Studimet e Harvard tregojnë se ushtrimet intensive, qoftë në palestër apo dhe në shtëpi, bëjnë që truri dhe trupi të marrin kohë për tu qetësuar. Rekomandohet që ky aktivitet të bëhet kryesisht gjatë ditës.

Qëndrimi jashtë –  Ndërpriteni për dy orë

Doktor Fox shpjegon se truri duhet të marrë parasysh momentin kur vjen nata, dhe si pasojë njerëzit bëhen të vetëdijshëm për një rënie të temperaturës së ajrit. “Errësira stimulon prodhimin e melatoninës së hormonit të gjumit, jetik për orën natyrale ku trupi dhe truri duhe të pushojnë”, thotë ai.

Qëndrimi para televiziorit – Të ndërpritet një orë para

Mendojmë se duke ndjekur televizor, sidomos në orët e vona të mbrëmjes, do të kalojmë kohë duke u argëtuar, por në fakt, kjo nuk i jep përfitime trupit dhe trurit, në momentin që bëhemi gati për të fjetur pasi ndjejmë lodhje.

“Ndalni së shikuari televizor për të paktën 1 orë para se ti drejtoheni shtratit për të fjetur. Kështu do ta kuptoni diferencën se sa e rëndësishme është për shëndetin në përgjithësi dhe sistemin imunitar”, shprehet doktor Patel.  

/tvklan.al