Mijëra turistë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, u dyndën në qytetin meksikan Kankun për pushimet pranverore.

Bianca Casanova, një turiste nga Teksasi, hodhi poshtë thashethemet për pasigurinë që ekziston në vend dhe theksoi mikpritjen e banorëve të qytetit.

Si ajo edhe shumë të tjerë kanë injoruar këshillat e Ambasadës amerikane në Meksikë e cila u kërkoi qytetarëve të saj të tregojnë kujdes për shkak të krimeve të shumta.

“Nuk është e vërtetë ajo që shihni në internet, veçanërisht në videot e TikTok që thonë të gjitha këto gënjeshtra se nuk është i sigurt këtu. Është super i sigurt, shumë i sigurt. Ka njerëz nga e gjithë bota, jo vetëm nga Meksika, por nga kudo, dhe njerëzit vijnë këtu sepse është një qytet i sigurt”, u shpreh turistja amerikane Bianca Casanova.

Turistët amerikanë po shijojnë motin e ngrohtë dhe festat e ndryshme nëpër klubet e natës.

 “Nuk kam qenë kurrë më parë këtu, por më pëlqen shumë moti. Aty ku jetoj unë është shumë ftohtë. Është shumë mirë të marrësh disa rreze dielli dhe të shijosh jetën”, tha Cyrus, një tjetër turist amerikan.

Kankun është një nga destinacionet më të mira për pushime pranverore dhe preferohet shumë nga qytetarët amerikanë.

Klan News