Dëshmorët e Atdheut u përkujtuan nga krerët më të lartë të politikës në vend, ashtu si çdo 5 Maj, në një ceremoni të posaçme në kryeyqytet.
Pjesë e homazheve ishte dhe kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, Shqipëria përkujton të rënët në luftë. Zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, u caktua Dita e Dëshmorëve./tvklan.al