Virgil Van Dijk është futur në muajt e fundit të kontratës së tij me Liverpool. Mbrojtësi nuk ka rinovuar ende, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm.
Në lidhje me këtë, ka folur vetë holandezi i cili u shpreh se nuk e di ende të ardhmen e tij. Ai tha se është i fokusuar te ndeshjet e mbetura.
“Unë nuk kam as idenë më të vogël për të ardhmen time. Sinqerisht nuk kam asnjë ide. Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje. Jam totalisht i fokusuar tek ato. Nëse do ketë diçka për të ardhmen, do e mësoni. Por deri tani nuk ka ende asgjë. Natyrisht ka diskutime, por asgjë më shumë. Nuk e di të ardhmen time. Kushdo që ju thotë diçka për këtë, ju gënjen”, deklaroi Van Dijk.
33-vjeçari është pjesë e Liverpool nga viti 2018, kur u bashkua nga Southampton dhe numëron 226 ndeshje të zhvilluara me fanellën e të kuqve. /tvklan.al