Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar rindërtimin e gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës.
Ministrja Manastirliu tha se shkolla është në shërbim të 800 nxënësve gjimnazistë dhe përfshin terrenet sportive, bibliotekën dhe palestrën.
Manastirliu tha se vetëm nga rindërtimi në Durrës janë rindërtuar 38 shkolla.
Kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe disa batuta me nxënësit e e kësaj shkolle.
“Si jeni? Si shkon mësimi? Kaq të urtë jeni gjithmonë?”, u drejtohet nxënësve Rama.
Pas dëmtimeve të pësuara për shkak të tërmetit të vitit 2019, shkolla u përfshi në programin “EU4Schools”. Godina e re ofron kushte sipas standardeve bashkëkohore evropiane, në shërbim të nxënësve dhe punonjësve arsimorë.
/tvklan.al