Humb jetën 1 polic dhe 2 autorët e masakrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Jersey në Shtetet e Bashkuara ku ka ndodhur një përplasje me armë dhe që zgjati për orë të tëra.
Deri tani flitet për 6 të vrarë, nga të cilët 1 është polic, 3 civilë dhe 2 janë autorët e masakrës që u ekzekutuan nga forcat e rendit.
Sipas autoriteteve, autorët qëndronin brenda një dyqani dhe shkëmbyen zjarr me policinë. Dy policë të tjerë dhe një civil u plagosën në shkëmbimin e zjarrit.
Konfrontimi solli mobilizimin e forcave të mëdha të policisë. Deri tani është i paqartë motivi i ngjarjes, por autoritetet kanë përjashtuar pistën e terrorizmit.
Tv Klan