Producentët e “James Bond” nderohen në Los Angeles
Producentët e James Bond, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson u nderuan në Hollywood ,me një ceremoni duarsh dhe këmbësh jashtë Teatrit Kinez të famshëm TCL në bulevardin e Hollivudit.
Ceremonia e duarve dhe e këmbëve për vëllezërit e motrat, të cilët morën përsipër prodhimin e filmave të Bond nga babai i tyre i ndjerë Cubby Broccoli, vjen ndërsa ekskluziviteti feston 60 vjetorin e tij.
“Është një nder i jashtëzakonshëm për mua dhe Barbërën që jemi këtu sot në Teatrin Kinez TCL. Ne e duam filmin dhe na pëlqen të bëjmë filma,” tha Wilson.
“Është një nder i madh, dhe ju e dini,qe babai im, Cubby Broccoli, ka yllin e tij në Walk of Fame jo shumë larg nga këtu. Të gjitha nderimet ja atribuojmë atij sepse është ai që i ka nisur të gjitha”, shtoi Broccoli.
Daniel Craig bëri paraqitjen e tij të fundit si 007 në filmin e vitit të kaluar “No Time To Die” dhe spekulimet janë se cili aktor mund të mare përsipër rolin e agjentit 007.
Personazhi 007, u krijua nga shkrimtari Ian Fleming në vitin 1953. Kanë qenë gjithsej 25 filma Bond me mbi 7 miliardë Dollarë fitime në arkë deri më sot, duke e bërë atë serinë e pestë të filmave me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.
Klan News