Leslie Bricusse, njeriu që qëndron pas këngëve të filmit ikonik “Willy Wonka” si “Pure Imagination” dhe “Candyman”, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Kompozitori dha frymën e fundit në Saint-Paul-de-Vence në Francë ditën e martë, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.
Bricusse shkroi tekstet e këngëve për këngët e filmit “James Bond” si “Goldfinger” dhe “You Only Live Twice”, përfshirë këtu filmat “Kurnaci”, “Çengeli”, “Doktor Dulitëll” dhe “Superman”.
Bricusse ka fituar dy çmime Oskar dhe një çmim Grammy për punën e tij./tvklan.al