Emisioni “Opinion” në Tv Klan ka zhvilluar një sondazh tek qytetarët se sa i njohin ministrat shqiptarë.
Teksa ndodhej në hyrje të sheshit “Skënderbej”, gazetarja ka marrë në mënyrë të rastësishme në vox-pop edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kreu i selisë blu deklaroi se nuk i njeh të gjithë ministrat e qeverisë Rama me emër dhe mbiemër.
Gazetarja: Kë njihni nga ministrat në foto?
Lulzim Basha: Të gjithë.
Gazetarja: Të gjithë?
Lulzim Basha: Sigurisht.
Gazetarja: Cilin?
Lulzim Basha: Ju e dini që i njoh të gjithë apo jo? Keni dalë që të pyesni njerëzit. Prit tani që të jemi të saktë. Me emër dhe mbiemër nuk i njoh të gjithë as unë.
Të menjëhershme ishin dhe komentet e gazetarëve dhe analistëve në studio. Mira Kazhani tha se “Ky nuk është kompliment për Lulzim Bashën, sepse duhet t’i njohë mirë armiqtë”.
Ndërkohë sipas Fevziut, kjo tregon që ministrat nuk janë fare në “radar” për aq kohë sa nuk i njeh kryetari i opozitës./tvklan.al