Noizy dhe Enca ishin dikur miq të ngushtë dhe mosmarrëveshjet mes tyre tërhoqën vëmendjen e mediave rozë dhe u komentuan gjatë. Edhe pse ka kaluar kohë që këngëtarët nuk flasin me njëri-tjetrin, marrëdhënia e tyre ende ngjall kuriozitet në publik.
Sot Enca ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku u pyet nëse ka zhvillime të reja në marrëdhënien e tyre, por këngëtarja shmangu pyetjen dhe nisi të flasë për klipin e saj më të të ri. “Të ka ngelur skenari në 2016-ën se s’ka mundësi”, shtoi këngëtarja.
Ermal Mamaqi: A ka ndonjë të re mes teje dhe Noizyt?
Enca Haxhia: Ty më duket të ka ngel skenari në 2016-ën se s’ka mundësi.
Ermal Mamaqi: Jo, jo, por njerëzit akoma përpëliten natën, iu del gjumi dhe nuk dinë se si shkon puna.
Enca Haxhia: Po u lodhëm me këto xhirimet me Muharremin, por doli super hit…
Ermal Mamaqi: Ndarja jote me Noizyn i është afruar ndarjes së grupit “One Direction” për të cilët qau gjysma e globit. Megjithatë ne këtu jemi, presim. Gjërat nuk janë definitive. Mali me malin nuk takohen, por Enca me Noizyn takohen një ditë.
Enca Haxhia: Unë them skenar i vjetër…/tvklan.al