Në pamundësi për të bërë tamponin, shumë qytetarë i drejtohen klinikave të ndryshme private, ku këshillohen për të bërë një analizë të thjeshtë gjaku për të zbuluar nëse janë ose jo të prekur me Covid. Por ekspertët thonë se kjo e fundit nuk është e zbulon virusin.
Në studion e “Opinion”, mjekja Najada Çomo tha mbrëmjen e kësaj të enjteje se mënyra e vetme për të zbuluar nëse jeni të infektuar ose jo me koronavirus është bërja e tamponit.
“Jo, jo, jo… Del vetëm me PCR, pra me tamponin dhe nëse ti bën antikorpet IGM dhe IGG (zbulon nëse ke qenë apo jo i infektuar), por jo sot, do një periudhë kohore… Absolutisht jo, nuk del me një analizë gjaku.”/tvklan.al