Orgesa Zaimi konkurrente në “Dance Albania” në Tv Klan, herën e kaluar i shpëtoi rrezikut, pasi u vendos në një sfidë përballë Valon Shehut, nga e cila këngëtarja doli fituese.

Këtë herë ajo u shfaq sërish në formë, teksa kërcente, por sapo mbaroi performancën la të dukej se ende i dhemb qafa e dëmtuar gjatë një kërcimi. Ndaj ajo nuk i shpëtoi komenteve ngacmuese të Ermalit, i cili tha se ishte hera e parë që shikonte një toreador që e kapte demin nga veshët dhe jo nga brirët.

E duke qenë se Orgesa është një këngëtare shumë e pëlqyer dhe e kërkuar nga publiku, Ermali gjeti rastin ta pyeste se sa i ka vajtur çmimi tani që është çdo të hënë në ekran.

Ermal Mamaqi: Për mua është hera e parë që shikoj një toreador që e kap demin nga veshët jo nga brirët. Njoh një fizioterapist shumë të mirë, flasim pastaj. Por përveç kësaj doja të pyesja Orgesën në lidhje jo me kërcimin. A të është rritur çmimi i performancave që bën këto kohë që je në Tv Klan? Se pyeta Valonin, i kërkova të vij të këndojë te lokali jonë të shtunave se jemi live dhe më tha 3000 Euro. Vërtet 3000 Euro merrni ju tani?!

Orgesa Zaimi: Tani nga ikja e Valonit mua më është bërë dyfish.

Alketa Vejsiu: Peshon ar kjo vajzë.

Ermal Mamaqi: Nuk të kërkoj./tvklan.al