Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzon Kryeministrin Albin Kurti se e ka kthyer ne një lojë procesin e dialogut me Serbinë. Për deputetin Pal Lekaj nga kjo lojë po dëmtohet Kosova dhe qytetarët e saj.
Lekaj kritikon qeverinë se nuk ka një strategji të qartë për dialogun ndërsa mungon sipas tij edhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb Vuçiç u takuan në Bruksel të mërkurën, ndërsa bisedimet përfunduan sërish pa ndonjë rezultat.
Sipas shefit të politikës së jashtme të BE, Borrell, Kurti vendosi tri kushte të cilat nuk u pranuan nga Vuçiç.
Klan News