Pesë persona raportohen të kenë vdekur nga acari i papritur që ka ngërthyer Korenë e Jugut ndërsa Seuli përballet me stuhinë e tretë më të fuqishme të dëborës.
Katër persona humbën jetën nga shembja e skelave për shkak të peshës së borës. Një tjetër vdiq në një aksident pasi autobusi rrëshqiti në rrugën e ngrirë.
142 fluturime janë anuluar në Seul ku shënohet dita e dytë me temperatura nën zero dhe 76 udhëtime me traget janë pezulluar.
Banorëve u është kërkuar të mos përdorin automjetet, ndërsa 1285 shkolla janë mbyllur në Gyeonggi, provinca më e populluar përbri Seulit.
Fotot tregojnë trafikun e ngrirë në rrugët me akull teksa njerëzit përpiqen të mbrohen me çadra nga stuhitë e borës.
Të enjten kushtet e motit u duk se nisën të përmirësoheshin pasi autoritetet kanë hequr paralajmërimet për stuhi të rënduar dëbore në zonën metropolitane të Seulit.
Të mërkurën, qyteti me 9.4 milionë banorë regjistroi më shumë se 40 centimetra borë, rekordi më i madh deri më tani për nëntorin.
Aeroporti Incheon është prekur më së shumti nga moti ekstrem pasi fluturimet u vonuan me të paktën dy orë.
Sipas policisë, 11 persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës nga grumbullimi i 53 automjeteve në Wonju./tvklan.al