Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headline 29 dhjetor 2024
Tragjedi ajrore në Korenë e Jugut, 179 viktima. Avioni shpërthen gjatë uljes, vetëm 2 mbijetojnë
Tragjedi ajrore në Korenë e Jugut. Një avion shpërtheu në flakë pasi u përplas me murin rrethues të aeroportit, gjatë uljes. 179 persona humbën jetën ndërsa 2 pjesëtarë të stafit mundën të mbijetojnë. Shkak dyshohet të jetë bërë një tufë zogjsh.
Festat e fundvitit, fluks i shtuar në kufij. Hoxha: Janë marrë masat për të evituar radhët
Festat e fundvitit shtojnë fluksin e lëvizjeve në të gjitha pikat kufitare të vendit. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ishte në Kakavijë ku tha se është bashkëpunuar me palën greke për të evituar radhët e gjata dhe pritjet në dogana.
Hapet të hënën Unaza e madhe e Tiranës. Balluku: Puna vijon pa ndërprerje edhe natën
Hapet nesër për qarkull unaza e madhe e Tiranës. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku shprehet se puna ka vijuar edhe gjatë natës me qëllim përfundimin e projektit në afat. Shpejtësia e lejuar do të jetë 90 kilometra në orë.
Murtaja e derrit, në Lezhë nuk ka panik. Tregtia në Milot, në kushte të papërshtatshme
Vendosja e një zone në karantinë për shkak të murtajës afrikane të derrit në Ishull Lezhë nuk i shqetëson banorët pasi ajo nuk prek njeriun. Shqetësuese mbetet mënyra e tregtimit të derrave në tregun informal të Milotit ku mungojnë kontrollet.
Tjetër konflikt në TikTok, përplasje mes të rinjve. Përfshihen 10 adoleshentë, 9 në hetim dhe 1 në kërkim
Degradon në sherr masiv një konflikt i nisur në TikTok. Për 9 adoleshentë policia e Tiranës ka nisur hetim në gjendje të lirë ndërsa 1 tjetër, pjesë e konfliktit është shpallur në kërkim. Fatmirësisht të rinjtë kanë vetëm dëmtime të lehta.
“Enciklopedia Shqiptare” shkakton debate mes akademikeve për figura apo ngjarje historike
Has në vështirësi hartimi i enciklopedisë shqiptare që ka angazhuar akademitë e shkencave në Tiranë e Prishtinë.
Pjesa më e madhe duhej të përfundonte brenda këtij viti, por debatet për figurat dhe ngjarjet historike e kane shtyrë në kohë.
/tvklan.al