Një stuhi e madhe dëbore ka përfshirë Ontarion në Kanada. Reshjet e dendura të dëborës detyruan autoritetet të mbyllin shkollat dhe disa akse rrugore.

Të gjitha 1,400 pjesët e borëpastruesit e qytetit janë në punë sipas autoriteteve.

Moti i keq preku gjithashtu edhe transportin ajror pasi shumë fluturime u anuluan. Policia konfirmoi disa aksidente gjatë natës dhe njoftoi se ka patur shumë automjete të bllokuara në borë.

Stuhia dimërore ka prekur edhe SHBA-në, kryesisht pjesën perëndimore të vendit.

Ndërkohë, autoritet kanë paralajmëruar për përmbytje në Kaliforninë Jugore e cila u prek së fundmi nga zjarret shkatërruese. Paralajmërimet për evakuim kanë në fuqi në San Bernardino, Santa Barbara, Orange dhe Los Angeles .

Klan News