Mijëra fansa të këngëtares Adele u mblodhën në qytetin gjerman të Mynihut për të shijuar koncertin e jashtëzakonshëm të saj.
Fansave europianë iu desh të prisnin tetë vjet që ylli i muzikës të performonte në kontinent.
Koncerti i së premtes ishte i pari në një seri prej dhjetë koncertesh që Adele do të mbajë në Mynih.
Nuk ishin vetëm fansat gjermanë që ishin mbledhur pasi edhe fansa nga Singapori dhe Afrika e Jugut udhëtuan posaçërisht drejt Mynihut për të parë Adelën duke performuar hite si “Hello” dhe “Set fire to the rain”.
Qyteti në Gjermaninë jugore do të jetë gjithashtu ndalesa e saj e vetme në Evropë për turneun e saj aktual.
Klan News