Disa prej tyre nuk kërkojnë të rikthehen në Ukrainë mes intensifikimit të luftimeve
Dy vjet më parë, adoleshentët ukrainas kishin miqtë, u dashuruan, dhe provonin gjëra të reja, ashtu si moshatarët e tyre në vende të tjera.
Por planet dhe ëndrrat u shkatërruan shpejt nga agresioni rus që filloi më 24 shkurt 2022, duke detyruar shumë të rinj të largohen nga shtëpitë, miqtë dhe shkollat e tyre dhe të ndërtojnë një jetë të re në një vend tjetër.
Dhjetëra mijëra adoleshentë ukrainas përfunduan në Poloninë fqinje, disa me familjet e tyre dhe disa pa ata, mes miliona refugjatëve që ikën në vende të tjera evropiane. Gati 6 milionë ukrainas mbeten të zhvendosur jashtë vendit.
Dy vjet pas disa luftojnë me ankthin, zemërimin dhe dëshpërimin, si dhe një ndjenjë harrese, ndërsa mendojnë mundësinë e kthimit në Ukrainë një ditë nëse konflikti përfundon. Kalimi në moshën madhore mund të jetë një udhëtim i vështirë dhe rreziku dhe përçarja e shkaktuar nga lufta e ka bërë atë më të vështirë.
15-vjeçari Andrii Nonka tanimë është futur në klubin polak të boksit në Gdansk, ku përfundoi duke kërkuar strehim brenda tij pas pushtimit rus të Ukrainës .
Ai së bashku me adoleshentë të tjerë tanimë janë pjesë e një ekipi ku stërviten, ndërsa largojnë energjinë e negative mes lajmeve për sulme të herpashershme nga Rusia. Andrii iku nga Kharkhiv me nënën e tij menjëherë pasi filloi lufta, ku mbërriti në Poloni në ditëlindjen e tij, më 6 mars 2022. Babai i tij duhej të qëndronte në Ukrainë dhe të luftonte.
Andrii thotë se ai u rrit shumë më shpejt duke jetuar larg shtëpisë, duke i munguar miqtë dhe babai i tij dhe duke luftuar për t’u përshtatur. Anëtarësimi në klubin e boksit e ndihmoi atë të gjente miq të rinj, “shokë të mirë”, siç i quan ai.
“Mendoj se duke u rritur për shkak të luftës, unë jam pjekur shumë më shpejt. Mendoj se ndoshta në Ukrainë do të ishte e ngjashme, vetëm unë do të rritesha në një mënyrë tjetër. Por jam i sigurt se jam rritur shumë më shpejt që kur erdha në Poloni.”
Mbështetja nga klubi dhe këta miq të rinj e ndihmuan Andriin të përmirësonte polonishten e tij, të cilën ai e pranoi se ishte një nga sfidat më të mëdha pas ardhjes në Poloni, dhe e ndihmoi të krijonte të njëjtën ndjenjë si në shtëpinë e tij në Ukrainë.
“Qyteti im është nën bombardimeve të vazhdueshme sepse është afër Rusisë. Pra, sigurisht, kam frikë. Ndonjëherë mund të bisedoj me miqtë e mi për të tilla gjëra. Nganjëherë u them atyre se dua të shkoj atje. Ka momente kur dua që unë të kthehem, të shikoj miqtë tuaj, babain. Por këtu, disi jam mësuar me faktin se ka një luftë në Ukrainë, se kam më shumë mundësi për të ardhmen time këtu.”
Ka rreth 165,000 adoleshentë ukrainas midis 13 dhe 18 vjeç të regjistruar si refugjatë në Poloni, sipas të dhënave të janarit nga Zyra për të Huajt. Disa po vendosen në qytetin bregdetar të Gdansk në bregdetin polak, shumë larg luftimeve, ku mblidhen në Blue Trainers, një hapësirë komuniteti në një qendër tregtare ku mund të luajnë lojëra tavoline, bilardo dhe pingpong.
Mbi të gjitha, këtu ata mund të lidhen me bashkëmoshatarët e tyre ukrainas dhe polakë në një vend të sigurt dhe të sillen si adoleshentë ‘normalë’ , thotë Dastin Suski, i cili punon si psikolog atje. Suski thotë se ardhja e adoleshentëve ukrainas kishte çuar në tensione dhe madje konflikte me bashkëmoshatarët polakë.
“Më kujtohet që në fillim kishim një situatë kur tensioni, ardhja e adoleshentëve ukrainas , shkëmbimet mes adoleshentëve nga Ukraina dhe adoleshentëve nga Polonia, shpesh kishim konflikte të ndryshme. Ndonjëherë edhe përleshje. Por e gjithë kjo erdhi nga mungesa e njohurive, nga mosnjohja me njëri-tjetrin dhe ndjenja e të qenit i huaj, nga të dyja palët. Tani ky tension është shumë më i vogël. Një pjesë shumë e madhe e të rinjve ukrainas flasin rrjedhshëm polonisht. Ata gjetën klube sportive këtu ku mund të stërviteshin, filluan të ndërtojnë jetën e tyre këtu.”
Suski shprehet se për shumë nga djemtë, mendimi për të luftuar për Ukrainën shtonte dilema që do të ishin të vështira për t’i zgjidhur edhe nga të rriturit. Ukrainasit nuk mund të mobilizohen në luftë deri në moshën 27 vjeç sipas ligjit aktual, por shumë të rinj kanë dalë vullnetarë për të shërbyer në forcat e armatosura.
Denys Broslavski, një 15-vjeçar nga Odesa, ardhja në Poloni kishte qenë e vështirë dhe ai ka kaluar shumë kohë në depresion, duke u endur nëpër parqe vetëm përpara se të gjente klubin dhe të gjente përsëri veten, por ai prapë do të donte të kthehej përfundimisht në Ukrainë.
Ai shprehet se kthimi do të kërkonte kohë, pasi shtëpia në të cilën jetonte u shkatërrua, por sipas tij Polonia tanimë është streha më e sigurtë për të.
“Polonia është shtëpia ime. Por shtëpia ime e vërtetë është në Ukrainë, por ajo u shkatërrua. Nuk mund të kthehem tanimë për shkak se agresioni është intesifikuar.”
Mundësia e kthimit për shumë adoleshentë tanimë është e pakët. Dariia Vynohradova, 17 vjeç, gjithashtu nga Kharkiv, la prindërit e saj pas dhe tha se nuk donte më të kthehej.
“Unë nuk dua të kthehem, sepse Kharkiv është shkatërruar aq shumë, nuk ka asgjë për t’u kthyer.”
“Dy vjet më parë mendova se do të përfundoja diku në Ukrainë, se do të mbaroja klasën e njëmbëdhjetë dhe do të shkoja në ndonjë universitet. Tani mendoj se do të qëndroj në Poloni. Nëse futem në një shkollë të mirë, do të qëndroj dhe do të filloj të mendoj për të ardhmen time. Prindërit më thonë të qëndroj këtu dhe të përpiqem të rritem mirë.”
Por Andrii ndryshe nga adoleshentët e tjerë ka një tjetër qasje.
“Kur e mendoj, sigurisht që do të kisha frikë të luftoja, por nëse do të duhej, do ta mendoja si detyrën time kryesoren. Do të shkoja, mendoj se do të shkoja jo vetëm sepse do të të detyrohem, por sepse duhej të mbroja atdheun tim.”
Shkalla e viktimave ushtarake ukrainase është një sekret shtetëror. Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se dhjetëra mijëra janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur.
Rusia ka pësuar gjithashtu humbje të mëdha. Aktualisht zyrtarët ukrainas thonë se rreth 8,000 njerëz – civilë dhe ushtarë – janë në robëri në Rusi. Rreth 3,000 njerëz, kryesisht ushtarakë, janë liruar në dhjetëra shkëmbime të robërve të luftës, por mijëra familje janë lënë të mendojnë për fatin e të afërmve të kapur.
Inleligjenca ukrainase ka bërë të ditur se Rusia do të përshkallëzojë operacionin këtë pranverë që synon destabilizimin e Ukrainës dhe ndërprerjen e mbështetjes ndërkombëtare për Kievin.
Ukraina ka nevojë dëshpërimisht për ndihma nga aleatët europianë si dhe SHBA-ja, ndihma e së cilës ka ngecur në Kongres. Sipas inteligjencës ukrainase, Kremlini do të forcojë pushtimin e tij duke rritur përpjekjet për të përhapur dezinformimin në mediat sociale, duke ndezur konflikt midis ukrainasve dhe duke mbjellë dyshime midis aleatëve të Kievit për shanset e tij për fitore.
Agjencitë e spiunazhit të brendshëm dhe ushtarak të Kievit kanë bërë të ditur se operacioni do të arrinte kulmin në fund të majit, kur mandati pesëvjeçar i Presidentit Volodymyr Zelenskiy do të mbarojë.
Klan News