Ekspertët shpresojnë ende që vaksina është efektive në parandalimin e rasteve të rënda
Vendimi i Afrikës së Jugut për të ndaluar përhapjen e vaksinës Oxford-AstraZeneca pasi një studim tregoi rezultate “zhgënjyese” kundër variantit të saj të ri Covid-19 e ka shqetësuar vendin.
Gjysëm miliona doza të vaksinës ishin blerë për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata do të fillonin të bënin vaksinat e tyre këtë javë.
Afrika e Jugut ka regjistruar pothuajse 1.5 milionë raste dhe më shumë se 46.000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Por ekspertët e shëndetit thonë se ndërsa varianti i ri është përhapur, prapë ka shpresa për të gjithë mjekët. Për 100,000 infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë do të jepen ende vaksina Oxford-AstraZeneca edhe pse studimi i fundit provon të kundërtën.
Kjo është për shkak se ata besojnë se vaksina mund të jetë akoma efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe në një farë mënyre zvogëlon numrin e njerëzve që duhet të pranohen në spital për trajtim.
Faza më e fundit e studimit mbi vaksinën AstraZeneca u krye në 2,000 njerëz, mosha mesatare e të cilave ishte 31 vjeç.
Të dhënat e fundit nga provat tregojnë se nuk ishte efektive kundër simptomave të lehta dhe të moderuara të variantit më ngjitës të Afrikës së Jugut. Ky është problem pasi 90% e infeksioneve të reja në Afrikën e Jugut janë të variantit të ri.
Shkencëtarët duan shohin nëse studimi mbi grupin prej 100,000 infermierësh dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor do të tregojë nëse vaksina është efektive kundër variantit të ri dhe në parandalimin e sëmundjeve të rënda.
Klan News