Enis Bardhi është pranë rikthimit në La Liga. Sulmuesi shqiptar, i cili përfaqëson kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ka dalë futbollist i lirë në merkato.
29-vjeçari është në bisedime të avancuara me skuadrën e Valladolid. Sipas “AS”, palët kanë rënë dakord parimisht, ndërsa mbeten vetëm detaje të vogla për tu zgjidhur.
Bardhi u largua nga Trabzonspor, për shkak të minutave të pakta të aktivizimit dhe do të rikthehet në Spanjë, aty ku në të kaluarën ka shkëlqyer me ekipin e Levantes.
Për shqiptarin kishte interes edhe nga Eyupspor e Bodrumspor në Turqi, por duket se dëshira e tij është të luajë në La Liga. /tvklan.al