Carlo Ancelotti deklaroi se gara për titull në La Liga ka arritur në një pikë “ku nuk lejohen më hapa të gabuar”.
Sfida e radhës e “Los Blankos” do të jetë në kampionat kundër Gironës në “Bernabeu”, ndërsa ekipi nuk e ka gjetur fitoren në këtë muaj, ku ka përjetuar një periudhë të tensionuar, për shkak të polemikave nga gjykimet e arbitrave.
Trajneri Ançeloti dha në konferencën për shtyp, përshtypjet e tij për sfidën.
“Është një ndeshje në një moment të rëndësishëm të sezonit! Ne luajtëm mirë kundër City dhe duhet ta përsërisim këtë. Kemi arritur një pikë këtë sezon, ku nuk mund të rrëshqasësh”, tha Carlo Ancelotti.
Tekniku italian pret që gara për titullin kampion të vazhdojë që të jetë e fortë deri në javën e fundit.
“Është e vështirë që të gjesh një kampionat më konkurrues se sa në Spanjë. Në Itali nuk ka kaq shumë ekipe që duan kreun dhe në Angli është Liverpuli. Kurse këtu kemi tri ekipe me nivel të lartë. Ky kampionat do të vendoset në javën e fundit”, tha Ancelotti.
Real Madrid do të ndeshet me Atlético Madridin në të 16-at e Ligës së Kampioneve
“Do të jetë e vështirë, siç ndodh gjithmonë kundër Atletikos. Do të jetë sfidë zbavitëse! Dy takimet e fundit kanë dalë në barazim dhe kjo tregon se cilësia e ekipeve është e njëjtë”, tha Ancelotti.
Përveç dy ndeshjeve me Realin, në këtë muaj bardhekuqtë e Simeones do të përballen edhe tri herë me Barcelonën.
Klan News