Një nga koleksionet më të mëdha të aksesorëve të Princeshë Dianës ka dalë në treg. Shtëpia e ankandeve Julien’s Austions në Los Angeles tha se koleksioni u vlerësua me rreth 5.5 milionë dollarë.
Koleksioni përbëhet nga më shumë se 50 artikuj duke përfshirë fustanet e mbrëmjes, kostumet, këpucët, çantat, kapelet gjithashtu letra dhe foto të Princeshë Dianës.
Pjesë e ankandit ishin edh kujtime të ndryshme të pjesëtareve të tjerë të familjes mbretërore britanike. Kujtimet e Mbretëreshës Victoria, Priceshës Margaret, Dukës dhe Dukeshës së Windsor u bënë pjesë gjithashtu e ankandit në Los Angeles.





Kurorën e koleksionit e mbante një fustan prej mëndafshi me dantella ngjyrë vjollcë, të cilën Princesha Diana e kishte veshur dy herë në vitin 1987. Ky fustan mbrëmjeje u shit për 910,000 dollarë, duke i kaluar të gjitha pritshmëritë.
Jo vetëm rrobat por edhe sendet e tjera të Princeshë Dianës u shit me shifra goxha të larta. Një letër e shkruar me dorë duke falënderuar përzemërsisht ish-punonjësin e shtëpisë së saj, Maud Pendrey u shit për 44,450 dollarë.
Ndërkohë një varëse diamanti e Princeshës Mragaret të cilës ia kishte dhuruar babai i saj, Mbreti George VI arri vlerën e 78,000 dollarëve në ankand.
/tvklan.al