Nicki Minaj është ironizuar nga publiku britanik e shkak për këtë janë bërë deklaratat e reperes në një koncert që mbajti në Mbretërinë e Bashkuar.
41 vjeçarja po performonte në Birmingham kur ajo e quajti Princeshën e ndjerë të Uellsit mikeshën e saj duke lënë të kuptoheshin sikur ato njiheshin me njëra-tjetrën.
Përdorues në rrjetet sociale ironizuan këngëtaren dhe shpejt “shpërthyen” memet.
Minaj ishte 14 vjeç kur Diana u vra në moshën 36-vjeçare në një aksident automobilistik në vitin 1997.
Incidenti i fundit i Minaj vjen pasi ajo u arrestua në Amsterdam për posedimin e lëndëve narkotike.
Klan News