Lajme Arkiva 2003

Treni i linjës Tiranë-Shkodër ka aksidentuar një burrë 32 vjeçar në afërsi të qytetit të Laçit. Viktima që quhej F.T. po kalonte mbi shina rreth 500 metra larg stacionit hekurudhor të Gjormit.

Me gjithë zhurmat e trenit viktima nuk ka dëgjuar për shkak se ishte shurdh-memec. Makinisti kishte parë burrin që po kalonte mbi shina dhe ka tentuar të ndaloj por kjo ka qenë e pamundur për shkak të kohës dhe distancës së shkurtër.

32 vjeçari ka mbetur menjëherë pa jetë në këtë zonë hekurudhore janë krijuar mbikalime të paligjshme dhe kjo ka bërë që qytetarët të lëvizin të rrezikuar. Gjithashtu mungojnë dhe tabelat dhe punonjësit hekurudhor që të informojnë qytetarët në lidhje me shpejtësinë e mjeteve dhe oraret e lëvizjes./tvklan.al