Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë pranë urës së Kardhiqit.
Mësohet se një automjet Volkswagen është përplasur me një zetor, që doli në rrugë.
Viktima është 25-vjeçari Klajdi Ngjelina, djali i drejtuesit të zetorit. I plagosur mbeti 64-vjeçari dhe bashkëshortja e tij 58-vjeçare, të cilët ndodheshin në zetor.
Ndërsa, në makinën Volkswwgen që drejtohej nga një 21-vjeçar, nuk pati të lënduar. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
/tvklan.al