Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e të mërkurës në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Një 35-vjeçar i identifikuar si Kosta Nako ndërroi jetë pas përplasjes së fortë mes dy mjeteve. I riu po drejtonte automjetin tip Chevrolet i cili u përplas me një kamion në afërsi të fshatit Bulgarec.
Nga përplasja e fortë, 35-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa kamioni u përmbys në anë të rrugës. Viktima po udhëtonte me një tjetër person, i cili mori lëndime dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve drejtuesit e tyre dhe pasagjeri mbetën të bllokuar. U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e tyre nga makinat.
Aksidenti i rëndë shkaktoi bllokim të qarkullimit për disa minuta, që më pas u normalizua nga Policia Rrugore. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Klan News