22 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion në Brazil. Autoritetet thanë se autobusit i shpërtheu një gomë, duke bërë që shoferi të humbte kontrollin dhe të përplasej me një kamion në qytetin Teofilo Otoni.

Një makinë me tre pasagjerë gjithashtu u përplas me autobusin, por të tre mbijetuan. Autobusi mësohet se ishte nisur nga Sao Paulo dhe mbante 45 pasagjerë.

Ekipet e emergjencës kanë mundur të shpëtojnë të paktën 13 persona.
Klan News