7 persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë  janë plagosur në një aksident në provincën turke Aksaray.

Autobusi po transportonte pasagjerë nga provinca për në rajonin e Kapadokia, një destinacion turistik në Turqinë qendrore.

Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se ka nisur një hetim gjyqësor në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Shoferi i autobusit është arrestuar nga policia.

Klan News