7 persona kanë humbur jetën pasi flakët kanë përfshirë katin e shtatë të një ndërtesë në qytetin e Nicës në Francë.
Zjarri filloi rreth orës 3 të mëngjesit dhe u përhap aq shpejt nëpër apartament sa që vetëm njerëzit që ishin afër dritareve mund të shpëtoheshin thonë zyrtaët.
Flakët i kanë marrë jetën një burri, një adoleshenti, dy grave dhe tre fëmijëve të saj të cilët mendohet se janë anëtarë të së njëjtës familje.
Dy anëtarë të familjes thuhet se kanë tentuar të arratisen nga dritarja njëri ka vdekur dhe tjetri është në gjendje kritike.
Deri më tani dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe pas kqyerjes së kamerave të sigurisë janë vënë re persona me kapuç.
Kryetari i bashkisë së Nicës, ka bërë të ditur se përveç shtatë viktimave, 30 persona të tjerë kanë pësuar asfiksim.
Klan News