Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 11.615 tonë birrë për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokumentacionin shoqërues.

Nga kontrolli fiziki i ngarkesës në pikën doganore të Hanit të Hotit, u konstatua se ky produkt me origjinë nga Estonia – Meksiko, eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin për ndalimin e importit të produkteve në prag skadence.

Për këtë arsye AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.615 tonë në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës./abcnews.al