Atmosfere pozitive te bardhezinjte, që shpresojnë se francezi dhe italiani do të rikuperohen më herët
Te Juvja është e vështirë që të dëgjosh lajme të mira në këtë periudhë, por pak dritë në fund të tunelit ndoshta mund të shikohet.
Trajneri Masimiliano Alegri me nisjen e kampionatit do të ketë të gatshëm në ekip Lokatelin, Rabiotin dhe Aleks Sandro-n, por sinjale inkurajuese vijnë edhe nga dy futbollistë të rëndësishëm të ekipit, që priten me padurim, Pol Pogba dhe Federiko Kieza.
Për mesfushorin francez ka optimizëm. Pas operacionit të kryer në fillim të muajit, rikuperimi po shkon mirë dhe mesfushori mund të jetë gati për takimin më të rëndësishëm të bardhezinjve, atë në Lisbonë kundër Benfikës më 25 Tetor.
Nëse “Zonja e Vjetër” bën detyrën ndaj Makabi Haifas, nga Lisbona do të varet kualfikimi në të 16-at e Ligës së Kampioneve.
Sa i përket Kiezës, ai do të mund të luajë në janar, por sipas Sportmediaset, është afër ribashkimit me grupin për t’u stërvitur dhe kjo mund të ndodhë në 2 tetor.
Por që të mund të arrijë gjendjen fizike optimale, do t’i duhet kohë. Edhe për sulmuesin 24 vjeçar, ëndrra është të luajë kundër Benfikës.
Klan News