Në ditët e fundit të merkatos, mund të ketë një lëvizje vendimtare nga Interi. Zikaltrit mund të afrojnë Federico Chiesa të Juventus i cili nuk është në planet e trajnerit Thiago Motta.
Milanezët mund të shkojnë deri në ofrimin e 10 milionë Eurove për të avancuar me blerjen e lojtarit. Të gjitha me një kusht: që Interi të arrijë të shesë Correa ose Arnautovic, përndryshe marrëveshja nuk do të realizohej.
Nga ana tjetër inter interesohet edhe për mbrojtjen. Së fundmi flitet për argjentinasin Tomas Palacios, i cili i përket klubit “Talleres” por është në huazim deri më 31 Dhjetor te Independente Rivadavia.
Nga Argjentina bënë të ditur se negociatat mes klubeve janë në një fazë të avancuar me Interin që po ofron 6 milionë Euro.
Për Palacios ka interes edhe nga disa klube angleze por mbi të gjitha nga klubet gjermane, Stuttgart dhe Borussia Moenchengladbach, por Interi duket se e ka mposhtur konkurrencën.
Tv Klan