Manchester City ka kontaktuar me Paul Pogba ndërsa po mendon për transferimin e mesfushorit francez.
Pogba aktualisht është një futbollist i lirë pasi ai e ndërpreu kontratën me Juventusin në Nëntor.
Ish-lojtari i Manchester United vazhdon që të vuajë dënimin për doping, i cili pritet që të përfundojë në Mars.
Ndërsa ai është në kërkim të një ekipi të ri, drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar me të ku kanë folur për mundësinë e një akordi.
City ka si objektiv kryesor përforcimin në mesfushë, ku mungesa e Rodrit ka krijuar probleme dhe ka sjellë rezultate negative.
Me merkaton e dimrit që po afron, francezi shihet si një opsion për t’u përforcuar.
Trajneri Pep Guardiola është një admirues i Pogbas dhe e mban të hapur mundësinë e akordit me të, por sipas tabloidit The Independent, francezi heziton të kthehet në Manchester pas një periudhe të trazuar 6-vjeçare me “Djajtë e kuq”.
Një kalim në La Liga, Bundesligë apo Serie A duket se e josh më shumë Pogbanë, për të cilin së fundmi është përfolur se është drejt një akordi me ekipin e Lig 1, Marsejën.
Klan News