Spiker: Reis Çiço
Headlines 13 shkurt 2025
Rama: Nuk ka SPAK pa mua dhe PS. Nuk po ushtroj trysni, por Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur
Kryeministri Rama hodhi poshte akuzat se po ushtron trysni ndaj SPAK me kritikat per arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se pa të, dhe pa Partine Socialiste, nuk ka SPAK, por me reagimet e tij kerkon vetem respektimin e standardeve demokratike.
Tensione në Kuvend për arrestimin e Veliajt. Flamur Noka tenton të godasë Taulant Ballën
Parlamenti u pershi ne debate te ashpra mes mazhorances dhe opozites per arrestimin e Erion Veliajt. Berisha thote se kryebashkiakut po i behet presion qe te mos flase kunder Rames, ndersa Flamur Noka tentoi te qelloje me shishe Taulant Ballen.
Berisha: Arrestimi i Veliajt i vonuar. Nuk ka bashkëpunim me Ramën për reformën në drejtësi
Kreu i opozitës, Sali Berisha thotë se arrestimi i Erion Veliaj është i vonuar. Në emisionin “Opinion” ai përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën kundër SPAK, ndërsa tha se reformën në drejtësi do e ribëjë me ndërkombëtarët.
SPAK kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron. Ish-kryebashkiaku i Himarës, në gjyq për dy akuza
SPAK i kërkoi sot gjykatës të dënojë me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie. Dënim me burg u kerkua edhe për dy ish-zyrtarë të kësaj bashkie.
Rama: Shqipëria, gati të çelë grup-kapitullin e tretë me BE. Prezantohet moduli i IA, ndihmë për negociatat
Kryeministri Rama deklaron se qeveria ka marre njoftimin nga Bashkimi Europian për çeljen e grup-kapitullit te tretë te negociatave. Në ndihmë të ekspertëve që po punojnë për përafrimin e legjislacionit do të jetë edhe Inteligjenca Artificiale.
Lara Colturi e shtata në slalomin gjigand të Austrisë: Jam shumë e kënaqur me paraqitjet e mi
Lara Kolturi zuri vendin e shtatë në garën e slalomit gjigant në Botërorin që po mbahet në Austri. Skiatorja italiane që përfaqeson Shqipërinë përmirëson renditjen e saj krahasuar me botërorin e shkuar në të njejtën disiplinë.
/tvklan.al