Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, foli në Tv Klan, për ndeshjen e parë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndaj Ukrainës.

Lala deklaroi se shpreson në një fillim të mbarë të kuqezinjve dhe theksoi pret performancë të mirë nga lojtarët.

Sipas tij, në Ligën e Kombeve, skuadrat janë në të njëjtin nivel, duke thënë më tej se rivalët e Shqipërisë, janë shumë të fortë.

“Shpresoj që shumica e lojtarëve të jenë në formë dhe të tregojnë performancë të mirë. Është ndeshje e vështirë, por kemi treguar se dimë të ndeshemi me skuadra të forta. Shpresoj në një fillim të mbarë.

Në këtë Ligë, skuadrat janë thuajse të barabarta. Vendi i parë është shumë i vështirë, për shkak se kundërshtarët janë shumë të vështira. Kjo shërben që të rritesh edhe si skuadër. Qoftë edhe për lojtarët që kanë pasur më pak minuta dhe për të fituar vendin në Kombëtare.

Ky edicion shërben për të gjitha skuadrat europiane që të përballen me kundërshtarë të barabartë. Unë mendoj se jemi disi të barabartë. Tre treja skuadrat janë shumë të forta për mua. Nuk do bëja krahasim fare.”, deklaroi Lala.

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri, do të luhet të shtunën e 7 shtatorit, në orën 20:45, ndërsa transmetohet në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al