Kalimi në Superligën skoceze ka rezultuar zgjedhje e zgjuar për Nedim Bajramin. Mesfushori është shndërruar në një pikë kyçe për skuadrën e Renxhërs, me të cilët po merr minuta të shumta aktivizimi. 25-vjeçari i kombëtares shqiptare ka luajtur në 9 ndeshje deri më tani me gjigantin skocez, duke shënuar edhe një gol.
Pavarësisht momentit të mirë që po përjeton mesfushori kuqezi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet plotësisht nga klubi. Kjo po shtyn Renxhërs për të menduar ndryshim në pankinë.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Andrea Pirlo është shumë afër marrëveshjes për të marrë drejtimin e tyre. Duke iu referuar këtyre burimeve, 45-vjeçari gjendet në negociata shumë të avancuara me klubin skocez. Legjenda e kombëtares italiane është i papunë që prej largimit nga drejtimi i Juventusit.
Për Rangers, Pirlo mund të ketë një ndikim të madh në futbollin skocez. Me një stil loje të fokusuar në zotërimin e topit dhe ndërtimin e lojës nga mesfusha, ai mund të përshtatej në mënyrë të përkryer me filozofinë e klubit. Kjo pritet të favorizojë jo pak edhe Bajramin, i cili besohet të jetë akoma dhe më shumë i përfshirë në projektin e teknikut italian në Skoci.
Klan News