Kryediplomati serb: Kusht ishte krijimi i bashkësisë së komunave serbe, ky është mashtrim
Deklarata e Bakojanis pro antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas kryediplomatit serb, Daçiç paraqet kulmin e hipokrizisë dhe standardeve të dyfishta të perëndimit. Bakojanis kishte deklaruar se mbrojtja e pakicës serbe do të ishte më mirë nëse Kosova anëtarësohet në KiE.
“Dora Bakojanis deri dje kishte folur për tre kushte për rekomandimin e saj për Kosovën, ndër të cilat më kryesori është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe nje detyrim i Prishtinës që pret të zbatohet prej 11 vitesh, ndërsa sot thotë se mjafton që është i regjistruar toka e manastirit të Deçanit.
Ky është mashtrimi për të cilin fliste presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sepse fuqitë perëndimore e thyen premtimin se Kosova nuk do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës derisa të formohej Bashkesia e Komunave Serbe. Ky është një shembull tjetër i shkeljes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, si dhe shkelje e të gjitha parimeve mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës.”
Dora Bakoyanis ka thënë se komuniteti serb dhe të gjitha pakicat e ndryshme etnike do të kenë mundësinë t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Më 27 Mars në Paris, Bakojanis do të paraqesë raportin zyrtar për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Klan News