Këngëtarja e famshme me origjinë Anna Oxa është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka jetuar gjithë jetën e saj në Itali dhe ka zhvilluar karrierën si këngëtare, por origjinën e saj nuk e ka harruar kurrë. Ajo ka aplikuar për pasaportë shqiptare dhe Edi Rama ka shkuar vetë personalisht në Krujë për t’ia dorëzuar.
Ardit Gjebrea: Kam një surprizë për ty.
Edi Rama: Si jeni?
Anna Oxa: Mirë.
Edi Rama: Mirë se erdhe.
Ana Oxa: Faleminderit.
Edi Rama: Më tha Arditi që donit të vinit tek Skënderbeu, ky është një muze shumë i bukur.
Ana Oxa: Dhe i mirëmbajtur.
Edi Rama: Keni qenë më parë këtu, apo është hera e parë?
Ana Oxa: Jo kam qenë edhe më parë.
Edi Rama: Ju jeni nga…
Ana Oxa: Nga Kruja.
Edi Rama: Morëm vesh që je këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh.
Ana Oxa: Ashtu?
Edi Rama: Teksa flija sonte, mu shfaq në ëndërr dhe më tha është Ana Hoxha dhe jo Oxa, në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë time të madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë. Ju solla pasaportën shqiptare, me një foto të bërë nga fotografi i Skënderbeut.
Ana Oxa: Faleminderit, është e vërtetë. Për më tepër është një fotografi shumë e bukur.
Edi Rama: Nga ky çast ju jeni zyrtarisht shqiptare. E dërguara e Skënderbeut në tokë përtej detit. Ju duhet të dini që fama juaj ka ardhur këtu para jush dhe nuk ka ardhur një famë si ndjekëse e heshtur e Nënë Terezës, por ka ardhur fama e një ndjekëse e Skënderbeut, e një luftëtareje që nëse nuk i hap rrugën të shpartallon.
Anna Oxa: Le të themi që ka luftëtarë që s’kanë nevojë për shpatën, por për drejtësinë. /tvklan.al