Mes udhëheqësve europianë dhe jo vetëm, në samitin e Ukrainës ishte i pranishëm virtualisht edhe Kryeministri Edi Rama, i zhvilluar në përvjetorin e pushtimit rus.

Ai u kërkoi liderëvë mos e shpërfillin realitetin e ri, pasi sipas tij, qasja diplomatike për Ukrainën ka ndryshuar rrënjësisht duke pasur parasysh dialogun e Presidentit Donald Trump me Rusinë.

Në arsyetimin tim Evropa si kontinent duhet të ketë një hendek të gjatë diplomacie, duke përfshirë pa dyshim Britaninë e Madhe, Turqinë dhe BE-në. Do të ishte e paqëndrueshme me opinionin publik, veçanërisht në anën perëndimore të kontinentit,  duke vazhduar të themi atë që po themi prej kohësh dhe ndërkohë të shikosh SHBA-të dhe Rusinë që arrijnë një marrëveshje dhe Ukraina të lihet jashtë ose t’i imponohet diçka që mund të jetë krejtësisht e padrejtë”, tha Edi Rama.

Përmes video -konferencës Rama u shpreh se liderët europianë nuk mund të vazhdojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë kur në të vërtëtë situata në Shtëpinë e Bardhë është ndryshe.

Ne kemi qenë për një kohë të gjatë në një auto-pilot amerikan, tani auto-piloti me sa duket është fikur, askush nuk e di për sa kohë dhe besoj se është koha për të pasur një reflektim më të thellë sesa thjesht atë që do të bëjmë në mbështetje apo shpenzime ushtarake”, tha Rama.

Më herët gjatë fundjavës, Presidenti ukrainas Zelensky zhvilloi edhe një telefonatë me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, ku u diskutua për luftën dhe bashkëpunimin dypalësh.

Klan News